Zëri i dëshirës

Një i ”rritur” i moshuar, me ca vite përmbi shpinë…
I lëkundur ne djep malli mes ninullash nostalgjike
Një dëshirë m’ erdhi spontane të takoja fëmijërinë
E më shpuri të jetoja, ato vite fantastike…

Eh sa shumë që kemi ecur, pa vetëdije të nxituar
Sa të ëmbël ato vite, ajo ”koha” shumë më parë
Jemi ndarë me njerëz gjaku edhe miq kemi harruar…
Dhe nga motra e vëllai, pa kuptuar jemi ndarë!

Ç’ puhiz malli më përk’dheli e më bëri pesë vjecar?
A mos ish’ dëshirë e ndrydhur, që nga shpirti del pa zë!
Kur jetojmë të gjithë së bashku, ç’ mund të kemi për të ndarë?
Veç një fjalë, një buzëqeshje, një mirëmbrëma dhe asgjë!

Po kam mall ta hajë e mira. Ti nuk ke ashtu si unë?
Unë nuk vi nga planet tjetër, porsi ti m’ tregon pasqyra
Lëre cmirën e inatin, nxirrë njeriun që fle ”gjumë”
Mos lejo kurr buzëqeshja, të t’largohet nga fytyra!

Një i ”rritur” i moshuar, me ca vite përmbi shpinë
Si fëmijë disa momente me sy mbyllur përjetoja.
Vërtetë trupi mund të plaket, por s’e humb kurrë dashurinë
Edhe unë s’e kisha humbur veç m’u desh ta rikujtoja!

 

Poezi nga: Bledi Ylli

PoeziShqip.com is an archive of albanian poems. Each day, we bring you a new poem from new books, magazines, and journals. Poems are chosen from the work of a wide variety of poets published or translated in the English and Albanian language. Our most eminent poets are represented in the selections, but also poets who are less well known. The daily poem is selected for its literary quality and to provide you with a window on a very broad range of poems offered annually by publishers large and small. Included with each poem is information about the poet and the poem's source. Our purpose is to make it easier for people to find poets and poetry they like and to help publishers bring news of their books, magazines, and journals to more people. If this is your first visit to PoeziShqip.com, let us welcome you with poems.