Home » Poezi Shqip » Jeta

Jeta

Jetë moj e shtrenjta jetë,
O moj jeta ime,
Që të ngrysa në kurbet
Jetë plot mundime.

Endacakë nëpër botë
Qytet më qytet
Nga sytë s’mu ndan k’ta lotë
O moj e shtrenjta jetë.

Se dy qytete ka kjo jetë
Ah, kjo jetë e mjerë.
Një ku lind e një ku vdesë
E nuk ka të tjerë.

Ti ikën kaq shpejt moj jetë
Si skitë në dëborë
Ikën edhe shpirtra vretë
Si një plumbë qorrë.

Iku jeta ime nënë
Opo në kurbetë
Ah, për ty shpirti më dhëmbë
Na ndau kjo jetë.

Lartë jet’ e poshtë vdekje
Dy botë, dy qytete
Për ty jet të gjithë kan etje
E pa çmuar mbete.

Jetë o moj jetë plo vlerë,
Ti moj jet e mjerë.
Me para kurrë s’t’kanë blerë
Sheik e bejlerë.