Muzike mbi trendafila
Dhe Erosi nis e bëhet muzikë,
Me nota dashurie të shkruara mbi trëndafila.
Mos mendoni se ka ardhur fundi,
Nëse shihni dy burra tek rrihen,
Në derën e të bukurës, gjysmë të mbyllur.
Kur te jemi plakur, do ti kemi thënë të gjitha,
Shpeshhere ndodhin turbullira.
Pastaj do ikim andej nga lindet drita.
Ai që me shpirt do nuk ka nevojë të braktisë,
Sepse braktisja nga portat mund të hyjë dhe lulet ti thaje,
Ndërsa dashuria e vërtetë mund të fluturojë,
Si zog nga dritarja të ngjitet në qiell e asgje sdo mund ta ndale.