Lamtumire
Në vorbullën e jetës së shkurtë
Kur ndjenjat ngatërrohen
Trupi noton
Shpirti vuan
Kërkoj dorën e mirësisë
Fjalët ngushlluese.
Ajo në stilin e saj ekstravagant
Ofrohet kërkon shoqëri
Shpreh mirëseardhje dhe ngadal më fton.
Dalim bashkë në fushën e jetës
Ku nata është ditë dhe dita natë
Gjejmë këndin tonë të kënaqësisë
Në vendin e çmendurisë intime.
Fundjava sjell ngushëllim të plotë
Në gjirin e familjes së saj
Veshur me jelek të hollë e të tejdukshëm
Kërcejmë në ujin e ftohtë të pishinës.
Të nesërmen kthehem në shtëpin modeste
Dera e mbyllur porosia më pret
Jam dhe qofsh mirë
Ish mistresa
Lamtumirë.
Tyran J Spahiu
vargje poetike IV
poezia buron