Perralle dashurie
Në sy i ndriste ylberi i moshës,
buzëqeshja fytyrën shoqëronte në ç’do çast,
gjithçka në këtë botë që ndodhte se çudiste,
se zemrën dashuria ja kish marrë.
Fluturonte diku në mes yjesh,
në mendje kish ndërtuar lumturinë,
e tillë dashuri s’mund të ndodhte,
se dhe Platoni dashuruar kish filozofinë.
Një bukuri e tillë s’mund të gjendej,
në tjetër kohë a epokë,
të atit i tha një ditë i mahnitur,
te tilla mrekulli , ndodhin veç njëherë në botë.
Më shumë i mahnitur se i biri,
që kujtimet i solli nga e shkuara,
për të dashurën, të shtrenjtën e dikurshme,
si zog në qiell një ditë kish fluturuar.
Të njëjtën pyetje i kish bërë,
dhe ai te atit më parë,
nuk është e lehtë në dashuri i kish thënë,
se dhe unë rrëmbyer dashurinë kisha marrë.
…të kapur në mendime, shikimin kryqëzuan,
i biri në të tashmen, i ati në të shkuar !…
Vladimir Çipa