Allahu eshte Zoti yne!
Ai eshte Allahu
i Vetem e i pashok
Krijuesi i gjithesise
eshte i Vetmi Zot,
Ai i krijoi qiejt
Ai e krijoi token
malet, fushat, detet
Ai e krijoi boten.
E krijoi njerezimin
asgje s’i vjen rende Atij
dhe te gjithe krijesat
do te kthehen tek Ai.
Me persosshmeri
dhe dije te plote
Gjykatesi Suprem
na solli ne kete bote.
Me te vetmin qellim
per ta adhuruar
ndonse nuk ka nevoje
se eshte Vete i Lavderuar.
Allahu eshte Zoti yne
Ai na ka krijuar
Ai na furnizon
ndaj duhet adhuruar.
Allahu ka premtuar
se kush i bindet Atij
ne Xhenet do te shkoje
i lumtur ne perjetesi.
Ndersa kush e kundershton
e nuk i bindet Atij
ne Xhehenem shkon
dhe vuan me drejtesi.
Secili e zgjedh
udhen e jetes se tij
por do te vije dita
qe do te kthehemi tek Ai.
Allahu na krijoi
na dha jeten dhe shendetin
nese e adhurojme dhe i bindemi
Ai na jep Xhenetin!