Majtas dreqer, djathtas djaj
Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s’di
nga t’ia mbaj,
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj.
Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta caj
Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.
Mbreh një laps e hap një letër,
Sytë e mi nga letra s’ndaj
Sipër letrës shtrihen dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.
Ku të futëm, s’gjej vend tjetër,
Ku të qesh e ku të qaj?
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj…